Tifozët përleshen me kujdestarët e stadiumit (Video)

Lina's | Tuesday, April 16, 2013 |


Fundjava që shkoi ishte e mbushur me incidente. Një i tillë ndodhi edhe gjatë ndeshjes së ligës së dytë angleze. Në fakt, tifozët e Bradfordit u përleshën me kujdestarët e stadiumit të Chesterfieldit.

Grushte të shumtë u shpërndanë nga të dyja palët në hapësirën para fushës, pasi Bradfordi barazoi 2:2 në Proact Stadium të shtunën.

Sipas një forumi të fansave të Bradfordit, konfrontimi ndodhi pasi që kujdestarët po mundoheshin t’i largonin tifozët nga stadiumi. Për fat të mirë, menjëherë arriti policia dhe qetësoi gjithçka. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!