Për shtatë sekonda e humb penalltinë dhe skuqet (Video)

Lina's | Monday, April 08, 2013 |

Aaron Muirhead ka qenë figura më tragjike e ndeshjes së Scottish Challenge Cup, ndërmjet ekipeve Queen of the South FC dhe Partick Thistle. Për shtatë sekonda, ai e humbi penalltinë dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Gjyqtari akordoi penallti për Patrick Thistle, para 10 mijë shikuesve dhe përgjegjësinë e mori Muirhead, i cili huq penalltinë.

Pas huqjes, ai u provokua nga kundërshtarët, dhe 22 vjeçari e qëlloi me kokë në fytyrë një lojtar kundërshtar, të cilin e lë të shtrirë. Kaq mjaftoi për karton t’u skuqur. Për shtatë sekonda, nga heroi i mundshëm Muirhead bëhet tragjiku i ndeshjes. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!