Portieri më i mirë këtë edicion në Premierligë

Unknown | Monday, April 22, 2013 |


Nuk është Peter Cech, David De Gea, Pepe Reina as Hugo Lloris. Sipas statistikave portieri më i mirë në Premierligë është portieri i Aston Villës, Brad Guzan.
Në analizat e bëra në mediat angleze, portieri amerikan është vlerësuar si më i suksesshmi duke patur të dhëna tejet të suksesshmë këtë edicion. Guzan është i pari në Premierligë me shumë statistika duke lënë prapa portier të njohur në ligën angleze.
Guzan 5 herë në këtë edicion është zgjedhur si portieri më i mirë i javës në Premierligë duke shpëtuar Aston Villën me disa intervenime fantastike. Guzan është 28 vjeçar./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!