Shaqiri protagonist, Bayerni në finale (Video)

Unknown | Wednesday, April 17, 2013 |

Xherdan Shaqiri ka qenë protagonist, në fitoren e thellë të Bayern Munichut me rezultat 6:1 ndaj Wolfsburgut, e cila e qoi gjigantin bavarez në finale të Kupës së Gjermanisë. Mesfushori kosovar ishte pjesëmarrës në shumicën e rasteve kur shënuan bavarezët gol, dyke dhuruar dy asistime, ndërsa shënoi edhe vet një gol të bukur zhagas. 

Tre gola për Bayernin i shënoi Mario Gomez, kurse nga një tjetër e shtuan Mario Mandzukic dhe Arjen Robben. Ky ishte suksesi i radhës i ekipit të Jupp Heunckes, i cili e siguroi titullin e kampionit në Gjermani para kohe dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të luajë me Barcelonën. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!