Tyson ia ‘ha’ veshin edhe aktorit Charlie Sheen (Video)

Lina's | Saturday, April 13, 2013 |

Ish boksieri legjendar amerikan, Mike Tyson duket se nuk e ka harruar ende zanatin e kafshimit të veshit.
Pas meçit të paharrueshëm me ish boksierin tjetër amerikan, Evander Holyfield, të cilin desh e kishte lënë pa vesh, duke ia copëtuar një pjesë të tij, Tyson veproi njëjtë edhe me aktorin e njohur amerikan, Charlie Sheen.

Natyrisht, këtë radhë gjithçka që ndodhi ishte shaka, pasi që Tyson dhe Sheen u takuan në tepihun e kuq, para një numri të madh të fotografëve, para se ta shikonin premierën e filmit ‘Scary Movie 5’ në kinemanë ArcLight Cinemas Cinerama Dome të Hollywoodit, në California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!