Van Bommel: Barca ose Bayern e fitojnë LK-në

Edw | Saturday, April 20, 2013 |

Ish-mesfushori i Bayern Munichut dhe Barcelonës, Mark Van Bommel, thotë se ish-ekipet e tij janë në gjendje ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon pa marrë parasysh se kush kualifikohet në finale.
 Bayerni dhe Barcelona takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe Van Bommel shprehet se një prej ish ekipeve të tij do ta fitojë trofeun.
“Shumë persona thoën se Bayerni është favorit i lehtë, por unë shoh gjërat ndryshe. Ekipi ku luan Lionel Messi për mua kurrë nuk është jofavorit dhe të dyja ekipet janë njëjtë të forta”.
“Bayerni dhe Barcelona janë ekipet më të forta në Evropë dhe jam i sigurtë se një prej këtyre dy ekipeve do ta fitojë Ligën e Kampionëve”, është shprehur Van Bommel për El Mundo Deportivo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!