Chelsea, shoping në akademinë e Barcelonës

Edw | Saturday, April 20, 2013 |

Gjiganti spanjoll, Barcelona, mund të humbsë disa prej talentëve të saj më të mëdhenj nga akademia, pasi klubet angleze e shohin La Masian si vendin e duhur për të bërë shoping.
 Chelsea tashmë ka arritur marrëveshje për 16 vjecarin, Josimar Quintero, teksa bashkëlojtari i tij Julio Pleguezuelo do t’i bashkohet Arsenalit.
Madje besohet se Chelsea është në kërkim të Canos, një futbollist tjetër i ri i cili ka tërhequr jashtëzakonisht shumë interesimin në Stamford Bridge.
Aktualisht bëhet fjalë për një eksod të talentëve të Barcelonës drejt klubeve angleze, për shkak se ato i japin kontrata profesionale qysh në moshë të hershme me paga të mëdha dhe mundësi për t’u paraqitur.
Kjo nuk ndodh te Barcelona, pasi vetëm emrat më të respektuar nga stafi teknik e fitojnë rastin për promovim në Barcelona B apo edhe në ekipin e parë të Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!