Lampard: Me Mourinhon do të kishim sukses

Edw | Saturday, April 20, 2013 |

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, beson se me Jose Mourinhon në stolin e klubit londinez gjasat për të fituar trofe do të ishin shumë më të mëdha.
 Mourinho po lidhet me një rikthim në Stamford Bridge dhe Lampard e ka përkrahur këtë ide, duke lëvduar strategun portugez.
“Jose është absolutisht menaxher fantastik. Ai është një prej legjendave të Ligës së Kampionëve dhe nuk duhet të dyshojmë aspak për kredencialet e tij. Në rast se ai vjen këtu, apo qëndron te Reali, ai gjithsesi se do të jetë i suksesshëm”, ka theksuar Lampard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!