Terry: Nuk jam fjalosur me Benitezin

Edw | Saturday, April 20, 2013 |

 
Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka mohuar spekulimet se ai ka pasur një zënkë me menaxherin Rafa Benitez.
 “Ka pasur shumë spekulime. Unë nuk kam folur kundër menaxherit dhe jam i gatshëm, gjithmonë kam qenë i gatshëm për lojë”.
“Ne kemi punuar së bashku në stërvitje. Më mungon loja, por në rast se Benitez zgjedh lojtarë të tjerë para meje, atëherë është zgjedhja e tij dhe unë do të punoj shumë për të pritur rastin tim për t’u dëshmuar”.
“Unë jam përkrahësi më i madh i ekipit, varësisht nëse luaj apo jo. Njerëzit po tentojnë që të shkaktojnë telashe brenda ekipit, por kjo nuk ekziston. Ata nuk do të hynë mes nesh”, ka thënë Terry.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!