Ancelotti, afër Real Madridit

Edw | Saturday, April 20, 2013 |

 
Në qershor mund ta lë Paris Saint-Germainin, edhe pse ekipi i tij bëri paraqitje impresionuese ndaj Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Nëse nuk do të vazhdojë në Francë, trajneri Carlo Ancelotti nuk duhet të brengoset për të ardhmen. Sipas të përditshmes spanjolle Marca, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka zgjedhur trajnerin italian si pasardhës të Jose Mourinhos, që mund të largohet nga Madridi gjatë verës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!