Leo Messit i kushtohet një film

Lina's | Friday, May 10, 2013 |


Historia e Lionel Messit do të transformohet në një film. Pas thashethemeve të bëra viteve të fundit, tash do të bëhet realitet një film i realizuar për yllin argjentinas. Sipas informacioneve që kanë nxjerr mediat spanjolle të mërkurën mbrëma, produksioni ‘Epic Pictures Group’ është duke e përgatitur një film të stilit ‘Rocky’ – një film që kishte protagonist aktorin Sylvester Stallone – për ta përshkruar jetën dhe historinë e futbollistit më të mirë në botë, i cili është pjesë e Barcelonës.
Produksioni i lartpërmendur i ka blerë të drejtat e librit: “Messi, historia e djaloshit që u shndërrua në një legjendë”, e shkruar nga Luca Caioli, ndërsa synim i produksionit është që ta nxjerr premierën e filmit në hapje të Botërorit të Brazilit, që do të mbahet vitin e ardhshëm.
Luca Caioli e shiti librin si një biografi e lojtarit, por në realitet nuk bëhet fjalë për një biografi të autorizuar.
Ndër të tjera, familja Messi gjithmonë ka insistuar se nuk mund të konsiderohet kjo si një biografi valide për Leon.
Sipas ‘Variety.com’, përgjegjës për produksionin në fjalë, tematika e filmit do të përqendrohet në jetën e një të riu të turpshëm dhe modest, i cili i kalon limitet fizike, për t’u bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të këtij sporti.
“Objektiv është që të bëhet një film i fuqishëm dhe pozitiv, i cili e inspiron publikun që t’i ndjek ëndrrat që duken të parealizueshme”, ka thënë njëri prej udhëheqësve të filmit. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!