Messi synon ta thyejë rekordin prej 50 golash

Lina's | Saturday, May 11, 2013 |


Lionel Messi ka ditur t’i përmirësojë gjithnjë rekordet në nivelin personal. Ylli argjentinas synon që deri në fund të sezonit ta thyejë një tjetër rekord. Futbollisti më i mirë në botë këtë sezon i ka realizuar 45 gola dhe, kur kanë mbetur edhe 4 xhiro pa përfunduar sezoni në La Liga, ai synon ta thyejë rekordin e tij prej 50 golash në sezon, që e kishte regjistruar vitin e kaluar, e që është rekord absolut në histori të La Ligas.
Një lëndim i pësuar ndaj Paris Saint Germainit në Ligën e Kampionëve ia ndali paksa hovin përfaqësuesit argjentinas, por ai e ka ende mundësinë që ta arrijë 50 golëshin, sepse ka ditur shpesh të shënojë dy apo më shumë gola për ndeshje.
Synim i tij është që të shënojë në fundjavë ndaj Atletico Madridit në Vicente Calderon, duke ia siguruar titullin e kampionit Barcelonës dhe duke iu afruar objektivit të tij. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!