Ndeshja e futbollit me 1065 gola

Lina's | Saturday, May 11, 2013 |

Takimi i skuadrave amatore në Angli përfundoi me rezultatin rekord prej 603:462. Ditë më parë në Angli, më saktë në stadiumin e shkollës së mesme Stretford të Manchesterit, është luajtur ndeshja më e gjatë në histori të lojës së futbollit.
Ajo filloi të shtunën dhe përfundoi në hënën, ndërsa në të kanë marrë pjesë hiq më pak se 36 futbollistë amatorë.
Ndeshja zgjati 72 orë të plotë, tri ditë, që është e barabartë me 48 ndeshje 90 minutëshe, e cila përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 603:462.
Disa lojtarë kanë luajtur me nga pesë orë pa ndërprerë, ndërsa i gjithë qëllimi ka qenë i mbledhjes së fondeve për ndihmë spitalit lokal. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!