Ndërhyn ashpër, ia thyen këmbën (Video)

Lina's | Friday, May 10, 2013 |

Një skenë aspak sportive ka ndodhur në ndeshjen e fundit të Ligës çeke të futbollit mes Sparta Prague dhe Mlada Boleslav. Sulmuesi i Spartas, Leonard Kweuke gjatë një luftimi me mbrojtësin kundërshtar Radek Boleslav Dosoudil ka shkaktuar një ndërhyrje shumë të rëndë që i kalon përmasat e kartonit të kuq.
Edhe pse pa dashje, sulmuesi ka shkelur kundërshtarin duke ia rrezikuar seriozisht karrierën. Gjyqtari ia tregoi menjëherë kartonin e kuq, ndërsa mbrojtësi la lojën me këmbë të thyer. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!