Penallti katastrofale nga Andre Santos (Video)

Lina's | Wednesday, May 01, 2013 |

Përforcimi i dështuar i Arsenalit, Andre Santos e ka humbur penalltinë vendimtare në gjysmëfinale të kampionatit brazilian, Gaucho.

Santos, i huazuar në Gremio nga Arsenali, gjuajti lart mbi portë, duke e gjuajtur topin tek shikuesit, si në një ndeshje ragbi, në ndeshje ndaj Juventude.

Skuadrat barazuan 1:1 dhe u desh që fituesi të përcaktohej nga 11 metërshi, ku Santos e kënaqi krejt.

Santos ka thënë se Wenger do ta presë me duar hapur atë në Emiratës, pas huazimit në Brazil. Mirëpo, menaxheri i ‘Gunners’ duhet ta shikojë me kujdes këtë klip, para se të vendos ta kthejë atë në Londër. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!