Reali e Barça e shohin finalen në televizor

Edw | Thursday, May 02, 2013 |

Real Madridi dhe Barcelona do ta shikojnë finalen e Ligës së Kampionëve nga televizori, njëjtë sikur vitin e kaluar. Të dyja skuadrat u eliminuan nga ‘stuhitë gjermane’ të quajtura Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Për gjigantët spanjollë, edhe këtë vit gjysmëfinalja ishte maksimumi që arritën ta bënin në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian.
Pa dyshim, të gjithë e prisnin një finale spanjolle, një ‘El Clasico’, por kjo nuk do të ndodh as sivjet, pasi që në finalen e Wembleyt do t’i shohim Bayernin e Dortmundin, të shtunën më 25 maj. Në rrjetet sociale janë bërë gati foto montazha ku shihen të bashkuar lojtarët e Barçës dhe ata të Realit, pranë një televizori duke e shikuar ndeshjen finalen gjermane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!