Robben: Një triumf i skuadrës

Edw | Thursday, May 02, 2013 |

Arjen Robben ndihet mjaft i lumtur që Bayern Munichu e nxori biletën për finale të Ligëss së Kampionëve, pasi e dërrmoi Barcelonën në të dyja përballjet gjysmëfinale. Mbrëmë, gjiganti bavarez fitoi midis Camp Nout me rezultat 3:0.
“Gjëja më e rëndësishme është se Bayerni ka luajtur si një skuadër e vërtetë, jo vetëm përpara, por edhe prapa. Të gjithë e dhamë kontributin tonë, ky është një triumf i skuadrës”, deklaroi futbollisti holandez.
“Ne jemi mjaft të organizuar dhe secili e kreu punën e tij. Sulmuesit shpesh kthehen prapa për ta dhënë kontributin. Nëse dëshiron të fitosh dhe marrësh diçka të rëndësishme, të nivelit të lartë, duhet të mbrohesh si skuadër”, shtoi ish futbollisti i Real Madridit dhe Chelseat.
Sa i përket finales: “Do të jetë një ndeshje e madhe. Borussia Dortmundi ka treguar në 2-3 vjetët e fundit se është mjaft e fortë. Në këtë ndeshje do të vendosin detajet”, përfundoi Robben.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!