‘Remontada’ e vështirë, Messi rezervist

Edw | Thursday, May 02, 2013 |

 
Barcelona do të tentojë një “Remontada” epike. Por 4-0 i “Allianz Arena-s” dhe forca e Bayern Munchen i lenë pak shanse për përmbysje skuadrës së Tito Vilanovas. Song do të zëvendësojë të dëmtuarin Busquets në mesfushë, ndërsa Sanchez do të jetë ne sulm përkrah Pedros dhe Cesc. Por, mungesa më e madhe do të jetë ajo e Lionel Messit, që e nis ndeshjen nga stoli. Një vendim i minutës së fundit të stafit teknik të Barcelonës, bën që ylli i skuadrës të mos jetë i gatshëm nga minuta e parë, kjo për shkak të mos rikuperimit të plotë nga dëmtimi i Parisit.
Heynckes rigjen Mandzukiç, ndërsa Boateng do të luajë në qendër të mbrojtjes në vend të Van Buyten. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!