A do ta lë Ronaldon Realin?

Sinani | Thursday, June 27, 2013 |

Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Pais’, ylli portugez do ta ketë një takim sekret këtë javë me drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’, për të biseduar rreth rikthimit të mundshëm në Old Trafford.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, United ka bërë gati një rrogë prej 14 milionë eurosh për përfaqësuesin portugez, i cili ndërkohë do t’i fitonte edhe 50 milionë euro nga bonuset dhe nga reklamat.
28 vjeçari mund ta zgjedh rikthimin në Premierligë, ose ta vazhdojë kontratën me ‘Los Blancos’, e cila skadon në vitin 2015.
Deri tash, tentimet e Merengues për vazhdimin e kontratës kanë qenë të kota. Por, presidenti Florentino Perez ka premtuar se Ronaldon do ta bëjë futbollistin më të paguar në botë, me kontratën e re.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!