Alarmohet Reali: Ronaldo nuk rinovon kontratën

Sinani | Thursday, June 13, 2013 |

Sipas asaj që raportonte sot në mëngjes e përditshmja sportive spanjolle “AS”, presidenti i Real Madrid Florentino Perez kërkon me çdo kusht të rinovojë kontratën me yllin e tij Cristiano Ronaldo. Për fenomenin portugez “Los Blancos” ofronte zgjatje të kontratës deri në vitin 2018 nga e cila do të përfitonte plot 20 milionë euro në sezon duke u bërë së bashku me Samuel Eto’o më i paguari në botë.
Por gjithçka është hedhur poshtë nga vetë portugezi, i cili në një mesazh në Twitter shprehet se diçka e tillë nuk është e vërtetë: “Të gjitha informacionet rreth rinovimit të kontratës me Real Madrid janë false”.
A është ky një sinjal alarmi për Real Madrid dhe një dritare shprese për klubet që e kërkojnë CR7-ën? Të presim e të shohim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!