Barcelona Kërkon Torresin

Sinani | Thursday, June 13, 2013 |

Barcelonë, 13 qershor- Barcelona pritet t`i jap fund makthit të Fernando Torresit në Chelsea pasi është e gatshme të ofrojë 17 milionë funte, 33 milionë më pak kur Chelsea bleu spanjollin nga Liverpooli.

Menaxheri i ri i Chelseat, Jose Mourinho do të bisedojë me Torresin para se të merr ndonjë vendim për lojtarin më të shtrenjtë të ekipit nga Londra, shkruan The Sun.

Por me “Blutë” që janë në kërkim të sulmuesit Edinson Cavani, Torres e di se i ka ditët e numëruara te Chelsea.

Barcelona, që po mendon të ofrojë 35 milionë funte për mbrojtësin David Luiz, e sheh Torresin si zëvendësues potencial të David Villas, i cili pritet të largohet nga Nou Camp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!