Isco i Realit?

Sinani | Saturday, June 22, 2013 |

Isco është lojtari më i ri i Real Madrid. “Los Blancos” dhe Malaga kanë gjetur ditën e djeshme akordin për transferimin në kryeqytet të yllit 21-vjeçar spanjoll. Kampioni i Europës me Spanjë U21 do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me nënkampionët dhe për këtë Reali duhet të paguajë në arkat e Malagas plot 30 milionë euro.
Golden Boy 2012 dhe Real Madrid e patën kontaktin e tyre të parë më 22 maj në “Santiago Bernabeu”, por marrëveshja do të zyrtarizohet në ditët e para të korrikut, shkruan “Cadena Ser”.
Për momentin Isco po shijon pushimet e tij në Ibiza dhe me çdo gjë tjetër po merret i ati i tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!