Kosova do të luaj në Euro 2016

Sinani | Sunday, June 16, 2013 |

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në një intervistë për gazetën “Blic” ka deklaruar se presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter po kërkon zgjidhje për përfshirjen e përfaqësueses A të Kosovës në futboll në kualifikimet për Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë.
“Presidenti i FIFA-s po mundohet të gjejë zgjidhje që përfaqësuesja jonë të mund të garojë. Nuk po mendoj vetëm në kategoritë e reja, por edhe për përfaqësuesen A. Përfaqësuesja A është qëllimi, pasi ne tashmë luajmë me përfaqësueset e reja. Deri tani na kanë refuzuar për shkak të statutit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Beogradit e Prishtinës në Bruksel, më nuk ka arsye të pengojmë njëri-tjetrin. Është koha të harrojmë të kaluarën dhe t’i kthehemi së ardhmes. Marrëveshja thotë se asnjëra palë nuk guxon të bllokojë integrimin. Ne nuk jemi në OKB, por na kanë pranuar 96 vende, do të ishte e drejtë që të garojmë”, tha Vokrri.
Para pak ditësh, presidenti i FIFA-s, Sepp Blater i bëri një thirrje Serbisë nga Beogradi se Kosova duhet që të jetë pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s. Por në Serbi nuk e pritën mirë, megjithatë fakti që Blater ka filluar që të lëvizë do të thotë se shumë shpjet do të merret një tjetër vendim për Kosovën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!