Mafia shqiptare, shet ndeshje në Çeki!

Sinani | Wednesday, June 19, 2013 |

Mediat çeke kanë publikuar një lajm ku thuhet se mafia shqiptare ka trukuar ndeshje në futbollin çek.Sipas një burimi anonim, që ka folur për të përditshmen “isport.cz”, nuk janë vetëm gjyqtarët të korruptuar, pasi ata shpeshherë vepronin në bashkëpunim edhe me futbollistët. Kjo ndodhte në shumë raste, madje edhe për baste që në dukje ngjajnë disi të rëndomta. Gjyqtarët dhe futbollistët bashkëpunonin jo vetëm për rezultatin e një ndeshjeje, por edhe për kartonin e parë të verdhë, kornen e parë, apo për baste të tjera të kësaj natyre.
Sipas burimit të gazetës, i cili ka dashur të mbetet anonim, një ndeshje së fundmi e vënë në baste dhe e komanduar nga mafia, ka qenë e luajtur që deri në minutën e 75-të nuk do të kishte asnjë gol dhe, më pas, do të realizoheshin tre të tillë për 15 minuta, pasi kështu koeficienti do të ishte akoma më i lartë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!