Për 2 yje 130 milionë

Sinani | Thursday, June 20, 2013 |

Në pritje të zyrtarizimit të Carlo Ancelotti-t në krye të pankinës, Real Madrid ka bërë hapa përpara për Gareth Bale dhe Isco. Florentino Perez, i bindur edhe nga pakënaqësia e tifozëve madrilenë, po kërkon të mbyllë goditjen e dyfishtë në ditët e para të korrikut.
Kosto e operacionit është zbuluar: flitet për 130 milionë euro. Ardhja e dy yjeve të rinj do të largonte përfundimisht Ricardo Kaka nga Madridi.
Kjo verë pritet të jetë e nxehtë në shtëpinë e Realit, dhe jo vetëm për të nxehtin e jashtëzakonshëm. Florentino Perez ka vendosur të bëjë gjëra të mëdha, për të stabilizuar raportin e komplikuar me tifozët dhe për këtë ka vendosur objektiva të rëndësishëm në merkato.
Cavani mbetet një prej tyre, por sekondar, pasi dy përforcimet e para të “Los Blancos” priten të jenë Gareth Bale, nga Tottenham, dhe Isco, nga Malaga. Goditje e dyfishtë me vlerën minimale të 130 milionëve, pasi Spurs-at nuk e çojnë në mendje të zbresin poshtë 100 milionëve për uellsianin, ndërsa Malaga mund të kënaqet me 30 milionë për yllin e tyre, edhe pse klauzola e kontratës është 35 milionë euro.
I qartë ka qenë edhe zëvendës/presidenti i andaluzianëve, i cili, gjatë prezantimit të trajnerit të ri Schuster, ka sqaruar: “Nuk kemi nevojë ta shesim Isco-n, por do ta bënim vetëm për një shifër të duhur”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!