Reali “blindon” Ronaldon

Sinani | Wednesday, June 12, 2013 |


Real Madridi mbrëmjen e kaluar ia ka mbyllur dyert Manchester United për një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldos pasi do t`i ofrojë atij kontratë pesë vjeçare në vlerë prej 125 milionë funte për pesë sezone.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se kontrata është gati dhe pritet të finalizohet këtë verë.
Përfaqësuesit e Ronaldos kanë kërkuar 30 milionë funte në vit kurse Madridi beson se do të arrijnë marrëveshjen për 25 milionë funte për një sezon. Kjo do të thotë se portugezi do të fitojë 250 mijë funte në javë, shkruan The Sun.
“E bëjmë me bast se Cristiano do të pensionohet te Real Madridi sepse është një gjë normale”, ka thënë Perez.
“Për kontratën e re do të bisedojmë para se të fillojë La Liga dhe jam i bindur se bisedat do të kenë sukses”, shtoi ai.
Manchester United ishte e gatshme t`i ofrojë Madridit 65 milionë funte, kurse Ronaldos 15 milionë, duke shpresuar se ai do të pranonte më pak para për t`u rikthyer në klubin që e bëri të famshëm portugezin.
“Do të nënshkruajmë kontratë me Ronaldon para se të fillojë sezoni. Kjo ka qenë dëshira ime dhe ambicia ime”, ka thënë Perez.
“Të gjithë ne duam që ai të pensionohet në Real Madrid. Do të bëjmë të pamundurën që kjo të ndodhë”, përfundoi deklaratën ai.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!