Sa i uritur Jose Mourinho

Sinani | Thursday, June 13, 2013 |

Trajneri i ri i Chelsea Jose Mourinho është fotografuar në Aeroportin Heathrow të Londrës teksa po priste avionin e tij për të udhëtuar drejt vendlindjes së tij Lisbonës. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme por nëse do të shihni “Special One” se si ha petulla të ëmbla ose siç i quajnë anglezët dougnuts do të mbeteni pa fjalë.
Teksa është duke pritur avionin e tij Mourinho ushqehet në një mënyrë aq të parregullt dhe të babëzitur sa të le përshtypjen se ka shumë kohë që nuk ha diçka të tillë.
Por tifozët e Chelsea urojnë që tekniku i tyre ashtu siç është i uritur për petulla ashtu të jetë i uritur edhe për të fituar trofe me “Blutë” e Londrës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!