Shqipëria, më e mirë në pjesën e parë
Shqipëria është duke avansuar pas pjesës së parë ndaj Norvegjisë me rezultat 1-0, me një gol të realizuar nga Valdet Rama.
Atmosfera në stadium ishte impozante. 18 mijë tifozë të zjarrtë ishin të veshur në ngjyrat tradicionale, në pritje të këtij takimi jashtëzakonissht të rëndësishëm.
Momenti kulminant para fillimit të sfidës u arrit kur u këndua himni kombëtar shqiptar. Kastriot Tushën në prapavijë e shoqëroi i gjithë stadiumi, ndërsa u shpalos flamuri i madh kombëtar në tribunën qëndrore. Në Tiranë dhe Shkup, ashtu si në Prishtinë, ku në shesh u mblodhën mijëra shqiptarë, u përcoll mesazhi i idealit të të parëve tanë: “Shqipëri Etnike”.
Gjithë ky fillim impozant motivoi lojtarët në fushë. Pas një gjuajtje të lirë, ishin lojtarët tanë ata që ishin pranë golit, por portieri norvegjez ishte ai që ndali golin.
Rasti i parë për mysafirët erdhi në minutën e 10-të. Pas një depërtimi të rrezikshëm të një prej sulmuesve norvegjez, topi u devijua dhe para se të hynte në portën tonë u kap nga djaloshi kosovar, Etrit Berisha.
Djemt tanë në vazhdim e dominuan ndeshjen. Munësi të artë në minutën e15-të lëshoi Hamdi Salihi, i cili nuk arriti të konkretizojë një top të mirë nga Edgar Cani.
Kuq e zinjtë vazhduan të rrezikojnë. Pas një depërtimi dhe kontrolli të mirë të topit, një lojtar kundërshtar ndërhyri për një gjuajtje të lirë, e cila fuqishëmu ekzekutua dhe përfundoi në duart e poertierit norvegjez.
Shqipëria vazhdoi me dominimin. Pas një kundërsulmi shpejt të nisur, ishte anesori nga Kosova, Valdet Rama, ai që shpejt depërtoi brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme, arriti që ta dërgonte topin në këndin e poshtëm të portierit norvegjez për 1-0 dhe epërsinë e kombëtares tonë (41’).
Me këtë rezultat mbaroi pjesa e parë e sfidës, ndërsa për raportin e kësaj fitoreje historike na vizitoni përsëri pas përfundimit të ndeshjes...
Në ndërkohë Sllovenia avanson me rezultat 1-0 ndaj Islandës. Në rast të një humbje të Islandës dhe fitores së Shqipërisë, atëherë pos pozitës së parë, do t’i largoheshim edhe Islandës për tri pikë. Kjo do të thotë, se ëndrra jonë po bëhet ralitet. Ne besojmë. Brazili 2014, ne po vijmë. /Telegrafi
Category: Futboll