Suarez: Dua ta arrijë majen, e dua Real Madridin

Sinani | Sunday, June 16, 2013 |

Luis Suarez, uruguaiani po kërkon nga klubi i tij që ta lejojë të kalojë në Santiago Bernabeu, dhe se do të jepte gjithçka me fanellën e Los Blancos.
“Do ta jap shpirtin secilën herë që hy në fushë. E kam bërë këtë me Uruguain, Ajaxin dhe Liverpoolin. Unë nuk mbaj asnjë pendesë kur e përfundoj ndeshjen. Një lojtar gjithmonë aspiron të ngjitet në maje të profesionit të vet, ndërsa Madridi është maja për cilindo lojtar”, është shprehur 26-vjeçari për El Pais.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!