Tahiti kampion, edhe pse u bombarduan me 6 gola !

Sinani | Tuesday, June 18, 2013 |

Futbollistët nigerian e mposhtën skuadrën e Tahitit, me rezultat të thellë 6:1. Nigeria për 26 minuta realizoi tre gola nëpërmjet Eldersonit dhe Oduamadit, i cili realizoi dy here.Në pjesën e dytë, Tahiti ngushtoi epërsinë në 3:1, me golin e Tehaunit. Por, kjo nuk mjaftoi pasi Nigeria shënoi edhe tre gola të tjerë nëpërmjet; Tehau (autogol), Oduamadit dhe Eldersonit.
Pas kësaj fitore Nigeria del e para në Grupin B, me tre pike sa ka edhe Spanjsa. Por ka mjaftuar një gol i Tahitit për të vetëshpallur kombëtaren e tyre si kampione.Pas golit të nderit, federata e Tahitit e komentoj zjarrtë këtë gol duke shkruar se ne jemi kampionët.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!