Thiago Alcantaran i Unitedit?

Sinani | Friday, June 21, 2013 |

Manchester United ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Barcelonës, Thiago Alcantaran, i cili e ka pranuar kontratën prej së cilës do të përfitonte pesë milionë funte në vit.
E përditshmja angleze, Daily Mail, shkruan që kampioni i Ligës Premier e ka mposhtur rivalin e tyre Manchester Cityn, për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll.
Në njoftimin e tyre thuhet se United ka arritur marrëveshje personale prej pesë milionë funteve në vit me Thiagon dhe babanë e tij, Marzinhon.
Djajtë e Kuq ende nuk e kanë finalizuar marrëveshjen me Barcelonën dhe burimet thonë se vështirë se do të ndodhë kjo gjatë ditës së premte, por negociatat mes dy klubeve do të vazhdojnë gjatë vikendit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!