'Topin e Artë’ e meriton Ronaldo

Sinani | Saturday, June 15, 2013 |

Në një intervistë të dhënë në prag të startit të Kupës së Konfederatave, ish legjenda braziliane, Pele, flet 360 gradë për futbollin e shekullit të 21-të, duke komentuar disa nga temat më aktuale. Fillimisht ai u përqëndrua te evenimenti që starton të shtunën.
Në vijim të intervistës, “O’Rei” nuk pranoi të bëjë krahasime mes Messit dhe Neymar, por për “Topin e Artë” ai vlerëson një tjetër emër.
“Messi dhe Neymar janë dy lojtarë të ndryshëm sepse argjentinasi është rritur në Europë. Të dy kanë cilësi të mira, por stile të ndryshme loje. Shpresoj që Neymar të fitojë sa më shumë eksperiencë te Barcelona, për të shkuar me më shumë besim drejt Kupës së Botës. Topi i Artë? Besoj se e meriton Cristiano Ronaldo pasi e konsideroj si një nga lojtarët më të mirë të 4-5 viteve të fundit. Kam qenë i pranishëm dy herë në ceremoninë e dorëzimit të këtij trofeu dhe në të dyja herët e ka fituar Messi por unë mendoj se herën e fundit e meritonte Ronaldo, pasi ishte skuadra e tij që u shpall kampione”, ka deklaruar legjenda e futbollit botëror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!