Vetëvritem nëse botërorin e fiton Argjentina
Kryebashkiaku i qytetit më të madh brazilian, Rio bëri të martën një betim solemn: “Nëse Argjentina do të jetë ajo që do të fitojë në tokën tonë, atëherë do të vras veten publikisht”.
Pak ditë përpara nisjes së Kupës së Konfederatave, deklarata e Eduardo Paes shpreh një gjendje psikologjike që e ndajnë edhe shumë bashkëkombas të tjerë. “Argjentina ka që tani lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi dhe kanë gjithashtu edhe Papën, kështu që le të na e lënë neve Botërorin. Nuk mund të fitojnë gjithçka”, shtoi Paes.
Një muaj më parë, ishte ministri i Sportit, Aldo Rebelo, ai që bëri një deklaratë të ngjashme në një televizion kombëtar. “Nëse Argjentina do të fitojë Botërorin e 2014-s, për ne do të ishte një fatkeqësi kombëtare edhe më e madhe se ajo e vitit 1950 (kur Uruguaji fitoi Botërorin duke mundur Brazilin që luante në shtëpi). Do të ishte një lloj Hiroshime braziliane”, tha Rebelo.
Category: Futboll