Zubizarreta jep dorëheqjen, Barca e refuzon

Sinani | Thursday, June 20, 2013 |

Tentativa për të larguar dy bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë e ka detyruar Drejtorin Sportiv të Barcelonës Andoni Zubizarreta të dorëzojë dorëheqjen në tavolinën e presidentit Sandro Rosell. Klubi ka dyshime për vazhdimësinë e Narsis Hulia, sekretarit teknik dhe Albert Valentin, koordinatorit të merkatos, për shkak të disa parregullsive në transferimet e lojtarëve të ekipit të dytë të Barcelonës dhe atyre zinxhir.
Zubizarreta i dorëzoi dorëheqjen zv/presidentit Bartomeu dhe Rosellit pas një takimi ditën e enjte, në rast se Valentin do të largohej nga klubi, por ajo iu refuzua

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!