Alves e merr 22-shin për nder të Abidalit

Sinani | Friday, July 26, 2013 |

Dani Alves ka hequr dorë nga numri 2, duke e zgjedhur numrin 22 për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i djathtë brazilian e mori këtë vendim për hatër dhe nder të Eric Abidalit, mbrojtësit të majtë francez i cili u largua këtë verë në drejtim të Monacos. Abidal e luftoi kancerin në mëlçi dy herë dhe rikthimi i tij bëri bujë të madhe, duke bërë mrekulli. Më poshtë mund t’i shihni edhe numrat që kanë zgjedhur lojtarët tjerë të gjigantit katalunas për sezonin tjetër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!