Coloccini agresiv, desh e ngufati kundërshtarin

Sinani | Friday, July 26, 2013 |

Qendërmbrojtësi i Newcastle United, Fabrizio Coloccini ka qenë në qendër të vëmendjes për të keq gjatë ndeshjes miqësore me skuadrën portugeze, Pacos Ferreira kur tentoi që fizikisht t’i zgjedh mosmarrëveshjet me futbollistin kundërshtar, duke e kapur për fyti.
Rasti ndodhi në minutën 37, kur futbollisti argjentinas filloi ta ngufaste 22 vjeçarin Ruyo Caetano. Ndërsa situata dukej shumë e shëmtuar dhe të dy ekipet më pastaj kanë mbetur me nga një lojtar më pak.
Është interesante se edhe pse sjelljet e Coloccinit nuk arsyetohen, trajneri Alen Pardew e ka mbrojtur lojtarin duke thënë se gjyqtari i ka dëshpëruar dhe i ka frustruar lojtarët me sjelljet e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!