Ibra tenton driblimin, por bëhet ‘përrallë’! (Video)

Sinani | Thursday, July 25, 2013 |

Ndoshta e ka pasur nga emocionet pasi luante përballë një skuadre suedeze si Hammarby, por kjo nuk e shfajëson aspak Zlatan Ibrahimovicin. Futbollisti i Paris Saint Germainit, një prej sulmuesve më të mirë në qarkullim dhe nga i cili jemi mësuar të shohim gola spektakolarë, ka qenë protagonist i një driblimi qesharak në miqësoren e fundit të kampionëve të Francës.

Gjiganti boshnjako-suedez u fut në zonë, tentoi ta kalonte me një driblim një nga mbrojtësit e Hammarbyt, por jo vetëm që nuk arriti të bënte diçka të tillë duke ia dhënë topin kundërshtarin por shkoi dhe e përqafoi një prej suedezëve. 

Miqësorja përfundoi në shifrat 0-2 për PSG me gola të Clement Chantome dhe Hervin Ongenda, që të dy në pjesën e dytë. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!