Atletico e Ronaldinhos,triumf dramatik në Copa Libertadores (Video)

Sinani | Thursday, July 25, 2013 |

Ekipi brazilian, Atletico Mineiro, ka dalë fitues i Ligës së Kampionëve për Amerikën Latine, Copa Libertadores, ndaj ekipit Olimpia Asuncion.
Ndeshja e parë e zhvilluar te Olimpia përfundoi me fitore të këtyre të fundit me rezultat 2-0, duke ngritur nxitur një rikthim për Atleticon.
Në ndeshjen kthyese luajti për mrekulli në ndeshjen super dramatike, ku gjithçka u vendos në fund.
Pjesa e parë ishte pa gola, kurse në pjesën e dytë me të filluar fraksioni, Jo pas asistimit të Rosinei, realizoi për 1-0 (46’).

Në vazhdim Atletico i udhëhequr nga një Ronaldinho fantastik në këtë takim sulmoi dhe kërkoi golin e dytë dhe e arriti atë tre minuta pa përfunduar takimi (87’) me anë të Leonardo Silvas.
Olimpia mbeti pak para golit (85’) me një lojtar më pak që i bëri të gjithë të besojnë se pas vazhdimeve Atletico mund të fitojë.
Në vazhdime nuk pati gola, kurse gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penaltive. Ekipi vendas i përkrahur nga tifozët i realizoi të katër penaltitë me saktësi, teksa Olimpia i huqi dy, duke bërë që Atletico Mineiro të shpallet kampion i Copa Libertadores pas penaltive. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!