Lazdrohet portieri, e pëson me gol (Video)

Sinani | Thursday, July 25, 2013 |

Portieri i Kolnit, Timo Horn nuk do të harrojë kurrë ndeshjen hapëse të divizionit të dytë gjerman, të zhvilluar të shtunën, pasi e bëri një gabim të tmerrshëm, i cili i kushtoi me barazim 1-1 ndaj Dynamo Dresden në Glucksgas Stadion. Pasi kaluan në epërsi në pjesën e dytë falë golit të Anthony Ujah, mysafirët ishin duke e shijuar avantazhin. Por, Horn, pasi e mori topin u vu në presion nga një lojtar kundërshtar dhe në vend se ta largonte topin, u mundua ta kalonte atë në mënyrë akrobatike, ndërsa më pas ishte vonë të reagonte, pasi topin e morën lojtarët kundërshtarë dhe Tobias Kempe me një parabol e qoi topin në rrjetë, duke shënuar gol mjaft të bukur, 10 minuta pa përfunduar takimi. Herave tjera, Horn duhet të jetë më i kujdesshëm… /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!