Ja 10 ekipet që s’e ‘shijuan’ asnjëherë golin e Messit

Sinani | Tuesday, July 09, 2013 |

Gjatë një karriere të jashtëzakonshme, ku ka regjistruar rekorde të ndryshme, ka raste që Lionel Messit nuk i kanë ecur punët si duhet dhe kjo është krejt normale.
Për shembull, ylli argjentinas, fitues i katër Topave të Artë, nuk arrin assesi të shënojë portën e Chelseat, edhe pse gjatë karrierës ka luajtur shtatë herë kundër Blues.
Por, nuk është vetëm klubi londinez një ‘tabu’ për futbollistin më të mirë në botë. Rubin Kazani, Interi, Liverpooli, Xerezi, Al Saddi, Cadice, Gramenet, Murcia e Udinese, kanë shpëtuar pa u ‘qerosur’ me gol nga numri 10 i Barcelonës.
Statistika të çuditshme, të cilat e sjellin në pah talentin e Messit: nëse janë vetëm këto skuadrat ndaj të cilave nuk ka shënuar Messi gol, atëherë paramendojeni kundër sa skuadrave është përballur në karrierë, e ndaj të cilave ka shënuar së paku një gol… 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!