Kjo është definitivisht gafa e verës! (Video)

Sinani | Friday, July 19, 2013 |

Juan Manuel Salgueiro Silva nuk do ta harrojë kurrë natën e mbrëmshme, kur e lëshoi rastin më të mirë që kishte në karrierë për të shënuar gol.
Në fakt, sulmuesi paraguaian i ekipit Olimpia, edhe pse e kishte portën e zbrazët, pa portier, gjuajti jashtë saj, në ndeshjen e parë finale të Copa Libertadores 2013.
Për fat të mirë të tij, ekipi paraguaian e mposhti Atletico Mineiron e Ronaldinhos me rezultat 2:0, por rezultati ka mundur të ishte më i thellë dhe ky gol ndoshta do t’ua siguronte atyre pothuajse titullin e më të mirit në Amerikën e Jugut. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!