Goli i Neymar, u pa edhe nga aeroplani (Video)

Sinani | Friday, July 19, 2013 |

Forcat ajrore braziliane kanë përparuar dukshëm me teknologjinë e tyre. Ato kanë shkuar në atë pikë sa që ta xhirojnë golin e Neymarit, të cilin e shënoi ndaj Japonisë në Kupën e Konfederatave.
Pa dyshim, ky ishte njëri prej golave më të bukur të këtij kompeticioni, i cili çuditërisht u xhirua edhe nga një aeroplan pa pilot, i cili po e monitoronte situatën rreth stadiumit, në kohën kur po zhvillohej ndeshja. Xhirimet u panë më vonë, kur forcat ajrore po shikonin sistemin e sigurisë disa ditë pas përfundimit të këtij evenimenti. Ky është një nga golat e rrallë që është xhiruar nga kjo hapësirë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!