Kujdes Man United, Barca po i afrohet Januzajt

Sinani | Friday, July 26, 2013 |

Manchester United mund të humbas edhe një talent të madh të skuadrës. Kësaj radhe bëhet fjalë për supertalentin kosovar, Adnan Januzaj i cili është talenti më i madh aktualisht te gjigandi anglez.
Mesfushori nga Istogu po ndiqet nga Barcelona, skuadër e cila thuhet se i ka dërguar agjentët e saj për të ndjekur Januzajn.
Pas paraqitjeve të mira me Man united në ndeshjet parapërgatitore, emri i Januzajt po përmendet gjithnjë e më shumë në mediat angleze, por që skuadra ende nuk i ka ofruar kontratë profesionale lojtarit.
Edhe Juventusi thuhet se nuk është dorëzuar për kosovarin me pasaportë belge. Januzaj ka thënë edhe një herë se po bën çdogjë për të bindur trajnerin me aftësitë e tij.
"Po mundohem ti tregoj trajnerit se sa vlej unë. Unë nuk vendosë se çka do të bëhet me kontratën time, janë njerëzit prapa meje që vendosin për këtë. E tëra që dua të them është se aktualisht po ndihem mirë këtu" ka thënë Januzaj.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!