Cana thërret shqiptarët: Ejani në Lazio

Sinani | Friday, July 26, 2013 |

Lorik Cana publikisht i ka bërë ftesë në skuadrën e Lazios dy futbollistëve shqiptarë, Etrit Berisha e Elseid Hysaj. Në një intervistë për faqen zyrtare të skuadrës, Cana tha se është më i uritur se kurrë për sukses.
"Unë kam një uri të madhe për sukses. Jam shumë i gatshëm që të bëjë një sezon fantastik. Kemi një skuadër shumë të fortë, me një trajner fantastik. Zërat e merkatos i lidhin te Lazio edhe dy bashkëkombasit e mijë, Berisha dhe Hysaj. Unë shpresoi se ata do të transferohen te Lazio. Besoj që vullneti i tyre do të jetë për të luajtur te Lazio, ashtu siç do të jetë i Lazios për ti transferuar ata. Berisha është një portieri fantastik për të cilin nuk kam asnjë dyshim se do të shkëlqej tek ne. Hysaj është një lojtarë i ri por tek ne ai mund të zhvillohet" deklaroi Cana./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!