Behrami e Xhemajli, gola për Napolin (Video)

Sinani | Sunday, July 28, 2013 |

Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli kanë kontribuuar në fitoren e Napolit ndaj ekipit të inkuadruar në Serie B italiane, Carpi.
Të dy mesfushorët shqiptarë kanë shënuar gola në fitoren 3:0, në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmë.
Behrami shënoi nga afërsia pasi iu kthye një top në zonën e skuadrës kundërshtare, kurse Xhemajli realizoi nga gjuajtja e lirë. Golin e tretë për ekipin napolitan e shënoi maqedonasi Goran Pandev. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!