Shqipëria shënon tjetër rekord, e kalon Serbinë

Sinani | Friday, July 05, 2013 |

Kombëtarja shqiptare vazhdon të regjistrojë rekorde. Muajin e kaluar, Kuqezinjtë e bënë arritjen më të madhe në renditjen e FIFA-s, duke përfunduar në pozitën e 38-të.
Por, kjo nuk ishte e tëra. Në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, e cila është publikuar sot, ekipi i Gianni De Biasit gjendet në pozitën e 37-të, një rekord absolut ky, i pa arritur ndonjëherë më parë.
Shqipëria ka përparuar për një pozitë dhe ka 689 pikë, përpara Serbisë, e cila gjendet katër pozita më poshtë.
Sa i përket renditjes së përgjithshme, në Top 10 ka disa ndryshime. Spanja vazhdon të mbetet e para, e përcjell nga gjermania.
Kurse, Kolumbia ka bërë ngritjen më të madhe. Nga vendi i 7-të kolumbianët tani janë të tretët në listë. Edhe Italia ka përparuar për dy vente, tani gjendet në pozitën e gjashtë,transmeton express.
Në Top 10 janë futur Brazili dhe Belgjika, derisa nga Anglia dhe Ekuadori nuk gjendën më në mesin e 10-të më të mirave./fishmedia/
Renditja e FIFA-s
1.Spanja1532
2.Gjermania1273
3.Kolombia1206
4.Argentina1204
5.Holanda1180
6.Italia1142
7.Portugalia1099
8.Kroacia1098
9.Brazili1095
10.Belgjika1079
—————————-
38. Shqipëria 689

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!