Thiago, letër emocionuese tifozëve të Barcelonës

Sinani | Tuesday, July 23, 2013 |


Thiago Alcantara para se të largohej nga Barcelona për te Bayern Munchen, ka lënë një letër emocionuese për tifozët e Barçës. Mesfushori spanjoll ka falënderuar të gjithë tifozët e Barcelonës, skuadrën dhe punonjësit që e bënë atë të njohur.
“Po e lë tempullin që kam punuar për 14 vite. Një ditë e vështirë. Tani unë si lojtar kam entuziazmin e njëjtë për të luajtur futboll, ashtu siç e kisha kur erdha në Barcelonë. Ambicia, entuziazmi dhe rrethanat sportive mua tani më kanë dërguar në Munchen. Në Barcelonë u rrita si lojtarë dhe si person. Unë dua të falënderoj të gjithë punonjësit, zyrtarët e klubit që më kanë ndihmuar deri tani. Falënderoj popullin katalunas që ka qenë me mua në situata të mirë dhe të këqija si lojtar. Falënderim të madh sidomos për ju tifozë të skuadrës që më bëtë të ndihem si njeri i madh në këtë klub. Faleminderit që më ofruat dashurinë e juaj, siç ia ofroni secilit. Unë jam mësuar me dashurinë për këtë skuadër, ngjyrat blaugrana dhe bagazhin që ka kjo skuadër. Dhe për ty Tito, dua të them se je një luftëtar i madh. Ti do ta kalosh edhe këtë sfidë. Siç na thoshte Abidal, nga një gurë në rrugë, ndërtohet një kështjellë. Nuk kam dyshim se do të triumfosh prapë. Një përqafim dhe mirënjohje të madhe për ju. Përpara Barcelona”, shkroi Alcantara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!