Top 11 shitjet e Realit me zbritje të çmimit

Ismail Sinani | Friday, July 19, 2013 |

Njëjtë si Barcelona, edhe Real Madridi ka dështuar në transferime. ‘Los Blancos’ kanë blerë gjithmonë lojtarë të shtrenjtë, ndërsa në disa raste ata është detyruar t’i shesë me një çmim shumë të lirë, ose i ka lëshuar krejt pa para.
Për këtë, ne ua propozojmë një formacion. Në portë gjendet Cesar Sanchez, për të cilin iu paguan Valladolidit 6,2 milionë euro, ndërsa u la i lirë për të shkuar në Saragosa.
Në mbrojtje është i mbivlerësuari Woodgate, të cilin e kishin blerë 18,3 milionë nga Neëcastle, kurse ishte shitur në Middlesbrough për 9,6.
Pastaj vjen Fabio Cannavaro, për të cilin klubi nga Santiago Bernabeu shpenzoi 11,5 milionë, ndërsa e ktheu në Juventus pa para pas tre sezonesh.
Mbrojtjen e kompleton Heinze, i paguar 12 milionë euro tek Manchester United dhe i shitur në Marseille për vetëm 1,5.
Në mesfushë gjendet Mahamadou Diarra. Ai u ble nga Lyoni plot 26 milionë, ndërsa në fund iu shkëput kontrata dhe kaloi në Monaco.
Reali e kishte blerë mesfushorin Gago plot 20,5 milionë euro, ndërsa e kishte shitur në Valencia për vetëm 3,5.
Luis Figo ishte blerë për plot 60 milionë euro nga Barcelona, ndërsa kishte kaluar në Inter për 0 euro, i lënë i lirë.
Më pas Beckham: 37 milionë në kasat e Manchester Unitedit, kurse Los Angeles Galaxy e morën për 0.
Sulmi: nuk mund të mos citohet Ronaldo, të cilin Reali e kishte blerë nga Interi për 45 milionë, ndërsa e shiti në Milan për 7,5.
Van Nistelrooy ishte paguar 15 milionë euro, duke u marrë nga United, kurse holandezi kishte kaluar në Hamburg pa para.
Në fund i panjohuri Baljic, i paguar 23 milionë euro në drejtim të Fenerbahçes, por pa fat. Ai u kthye në Turqi, në Galatasaray pa para.
S’duhen harruar as Robben, Sneijder e Emerson. ‘Puma’ ishte lojtar i madh në Serie A, një protagonist i vërtetë në Juventus, prej nga u transferua për 11,5 milionë euro. Më pas ai u kthye në Itali tek Milani për 5 milionë euro, pas vetëm një viti.
Robben e Sneijder, mund të konsiderohen si gabimet më të mëdha të Realit. Ata u paguan 36 respektivisht 27 milionë euro, ku përfituan Chelsea e Ajax. Ata u shitën në verën e vitit 2009 në Bayern (24 milionë) dhe Inter (15 milionë).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!