Zbulohen 10 kandidatët për lojtarin më të mirë në Evropë

Sinani | Tuesday, July 09, 2013 |

UEFA e ka konfirmuar listën prej 10 lojtarëve që janë kandidatë për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë për sezonin 2012/2013.
Iniciativa e cila lindi nga Michel Platini, presidenti i UEFA-së, për të riformatuar çmimin e futbollistit evropian të vitit në Topin e Artë të UEFA-së ka rezultuar me një ceremoni që do të mbahet të enjten e 29 gushtit gjatë tërheqjes së shortit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Gazetarët nga anë e mbanë Evropa kanë votuar për top lojtarët evropianë dhe pas rrethit prej 26 lojtarëve më të mirë, në votimin e dytë kanë mbetur vetëm 10 lojtarët më të votuar nga gazetarët për sezonin që kemi lënë pas.
Në listën e ngushtë dominojnë lojtarët e Bayern Munichut. Kampioni i Gjermanisë dhe i Evropës përfaqësohet nga katër lojtarë.
Në këtë listë gjenden edhe lojtari më i mirë në historinë e futbollit, Lionel Messi (Barcelona) dhe lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo (Real Madrid).
Listën e mbyllin yjet e Ligës Premier, Gareth Bale (Tottennham) dhe Robin Van Persie (Manchester United), bashkë me Zlatan Ibrahimovicin (PSG). /Fish Media/
Lista prej 10 kandidatëve për lojtarin më të mirë sipas UEFA-s:
Gareth Bale (WAL) – Tottenham Hotspur FC
Cristiano Ronaldo (POR) – Real Madrid CF
Zlatan Ibrahimovi? (SWE) – Paris Saint-Germain FC
Robert Lewandowski (POL) – Borussia Dortmund
Lionel Messi (ARG) – FC Barcelona
Thomas Müller (GJER) – FC Bayern München
Franck Ribéry (FRA) – FC Bayern München
Arjen Robben (HOL) – FC Bayern München
Bastian Schweinsteiger (GJER) – FC Bayern München
Robin van Persie (HOL) – Manchester United FC

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!