Arsenali ofron 30 milionë euro për Di Marian

Unknown | Thursday, August 29, 2013 |

Skuadra e Arsenalit ka gati hiq më pak se 30 milionë euro për mesfushorin e krahut të Real Madridit, Angel Di Maria. 

Mediat angleze njoftojnë se Wenger ka dërguar ofertë formale prej 30 milionë eurove në tavolinat e bordit të Los Blancos që duhet të vendosin për të ardhmen e argjentinasit. 

Lojtari vetë ka treguar se nuk e do largimin, por me ardhjen e Bale ndoshta klubi do vendosë që ai të largohet nga Bernabeu. 

Oferta nga Gunners ishte dërguar ditën e martë, pasi klubi siguroi plasmanin në Ligën e Kampionëve ./veqsport.com

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!